Policia e Përmetit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim prej një viti.
Policia thotë se Shërbimet e Policisë Kufitare Tre Urat mesditën e djeshme, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar “Tre Urat” arrestuan shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Tepelenë.
Siç njofton policia, 54-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dërguar urdhërin për ndalimin si i dyshuar, për Veprën Penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal, pasi një vit më parë dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase me aftësi të kufizuara.
Materialet në ngarkim të shtetasit B. K. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




