Ka ndodhur

Kreu marrëdhënie me 3 të mitur, arrestohet 67-vjeçari në Gjirokastër

Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Gjirokastër, ku një 67-vjeçar, i identifikuar si V.S., është arrestuar dhe i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” pasi ka kryer marrëdhënie me 3 të mitur.

Hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Gjirokastrës kanë zbuluar se i dyshuari ka abuzuar seksualisht me tre viktima të mitur.

Ngjarja ka dalë në dritë pas kallëzimit të një prej viktimave, çka ka çuar në një hetim të gjerë dhe zbardhjen e rrethanave të krimit.

Një prej viktimave ka kallëzuar në polici në 6 shkurt dhe në kuadër të këtij procedimi, nisën hetimet ku më pas u identifikuan dhe dy të mitur të tjerë, si viktima të 67-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë