Udhëheqësit e bankave qendrore kryesore të botës kanë paralajmëruar se përshkallëzimi i konflikteve tregtare mund të pasqyrohet tek tregjet financiare dhe të dëmtojë ekonominë botërore, potencialisht duke zgjatur epokën e normave të interesit super të ulta.
Tensionet në rritje në tregti kanë ardhur në një moment të papërshtatshëm për Bankat Qëndrore kryesore, të cilat e kanë zhvendosur politikën e tyre monetare easy-money (politika monetare që rrit ofertën e parasë zakonisht duke ulur normat e interesit) që u implementua në fillim të krizës globale.
Në një diskutim të moderuar në Portugali, krerët e Rezervës Federale, Bankës Qëndrore Europiane, Bankës së Japonisë dhe Bankës së Australisë bën thirrje për qetësi dhe paralajmëruan se kostot e përshkallëzimit të mëtejshëm mund të jenë të larta.
Stoku i tregjeve botërore ra këtë javë pasi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump lajmëroi për një raund të ri tarifash për 200 miliard dollarë mallrash kineze, duke ngritur stekën pasi më parë kishte aprovuar tarifa për 50 miliard dollarë mallra.
“Është shumë shqetësuese dhe përsëri, nuk shoh asgjë pozitive,”- tha presidenti i Bankës Qëndrore Europiane Mario Draghi, i cili organizoi takimin.
Draghi tha se mosmarrëveshjet lidhur me tregtinë kanë krijuar “pasiguri të konsiderueshme” për ekonominë për 19 vende të eurozonës, e cila është ngadalësuar ndjeshëm në muajt e fundit.
BE deklaroi dje se do të vendosë tarifa për mallrat amerikane prej 2.8 miliard dollarësh (3.2 miliard dollarë) si kundërpërgjigje e tarifave amerikane për importin e çelikut dhe aluminit. Por lëvizja e BE-së nuk ka gjasa të dekurajojë Shtetet e Bashkuara nga një raund i dytë tarifash, ndoshta të synuara për automjetet europiane, të cilat do të godisnin eksportet me vlerë 0.3% të prodhimit ekonomik të BE-së, tha Oliver Rakau, një ekonomist pranë Oxford Economics në Frankfurt.
Draghi paralajmëroi të martën se banka mund të vonojë planet e shpallura vetëm javën e kaluar për të shlyer programin e blerjes së obligacioneve prej 2.5 trilionë dollarësh dhe tha se koha e rritjes së normës së parë të interesit mund të anullohet.
Jerome Powell, drejtues i Rezervës Federale, paralajmëroi gjatë diskutimit se ndryshimet në politikën tregtare “mund të na bëjnë të vëmë në dyshim perspektivën.”
Rezerva Federala javën e kaluar rriti normat e interesit në termat afatshkurtër dhe paralajmëroi një ritëm më të shpejtë të rritjes së normave të interest për të mbajtur ekonominë amerikane nën kontroll.
Ndërkohë që tensionet nuk kanë ndikuar ende në rritjen ekonomike të SHBA-ve, Powell u shpreh se bizneset gjithnjë e më shumë po shprehin shqetësime tek Banka Federale lidhur me atë se si konflikti mund të ndikojë në planet e tyre për investime dhe punësim.
Për Japoninë, Banka Qëndrore e së cilës ka ruajtur politikat e saj agresive për të stimuluar dhe mbështetur një ekonomi në rënie, konflikti tregtar është “një çështje me interes të madh”, tha kreu i Bankës Qëndrore të Japonisë Gov Haruhiko Kuroda.
Ndikimi i tërthortë në ekonominë japoneze mund të jetë “mjaft domethënës nëse vazhdon përshkallëzimi midis Kinës dhe SHBA-ve”, tha Kuroda, sepse mund të ndikojë në zinxhirin furnizues të Azisë, të përqendruar në vende si Japonia dhe Tajvani dhe në të gjithë Azinë Juglindore.
Ndërkohë që vetë tarifat nuk mund të pengojnë rimëkëmbjen ekonomike globale, rënia mund të ampilifikohet nga investitorët përmes tregjeve financiare tha guvernatori i Bankës Qëndrore të Australisë, Philip Lowe.
“Unë besoj se ajo që po ndodh (në tregti) është tepër shqetësuese,” tha z. Lowe. “Nuk do të duhej aq shumë për tregjet financiare që ta kthenin këtë në një ngjarje shumë të madhe globale”.
Problemi për bankat qëndrore, në Japoni dhe gjetkë, është se ato duken se u kanë mbetur pak armë për të luftuar me ndonjë situatë të re të ekonomisë në rënie pas viteve të stimulimit agresiv.
Vlera e aktiveve të mbajtura nga Banka e Japonisë pritet të tejkalojë prodhimin vjetor të ekonomisë së vendit gjatë muajve të ardhshëm, ndërkohë që bilanci i Bankës Qëndrore Europiane gjithashtu do të vazhdojë të rritet deri në fund të këtij viti. Të dy bankat qëndrore ende mbajnë norma interesi afatshkurtra nën zero.
I pyetur se si BQE mund t’i përgjigjej çdo recesioni të ri, zoti Draghi tha se nuk priste që rritja ekonomike të bëhej negative prej tani deri në 2020.
Powell pranoi se bankat qendrore do të kishin më pak kapacitete për të luftuar ndonjë recesion të ri sepse normat e interesit janë tashmë afër zeros. Qeveria amerikane gjithashtu ka më pak hapësirë për të rritur shpenzimet sesa në të kaluarën, megjithëse ende ka vend për të reaguar, tha ai.
“Unë me të vërtetë shpresoj që ky përshkallëzim të mund të shfuqizohet dhe një marrëdhënie normale tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës të mbizotërojë”, tha Kuroda.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.