Nga Gazeta 'Si'- Kremlini ka hedhur poshtë raportet e mediave turke që sugjeronin se gruaja e Bashar al Assad donte të divorcohej dhe të largohej nga Rusia.
Sipas mediave të huaja, në fillim të këtij muaji, Assad, gruaja e tij Asma dhe anëtarët e familjes së tij mbërritën në kryeqytetin rus pasi u larguan nga Siria.
Vendndodhja e Asadit u konfirmua pasi agjencitë ruse të lajmeve thanë se Moska kishte arritur një marrëveshje me udhëheqësit e opozitës siriane.
Një burim tha se rebelët kishin garantuar sigurinë e bazave ushtarake ruse dhe institucioneve diplomatike në Siri. Por dje, mediat turke dhe arabe raportuan se Asma al Assad kishte bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj në Rusi.
I pyetur në një telefonatë nëse raportet për Asma al Assad korrespondojnë me realitetin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: "Jo, ato nuk korrespondojnë me realitetin".
Ai hodhi poshtë gjithashtu raportet e mediave turke që sugjeronin se Assad ishte mbyllur në Moskë dhe Rusia kishte ngrirë pasuritë e tij pronësore.
Kujtojmë se Assad u arratis nga Siria, pas një ofensive të rebelëve të opozitës, të cilët brenda një jave morën pushtetin në vendin e Lindjes së Mesme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.