Michele Lerner- Ndërsa blerësve të ardhshëm të shtëpive u kërkohet të zvogëlojnë borxhin e tyre dhe të përmirësojnë kreditë për t’u përgatitur për blerjen e pasurisë së patundshme, barra e borxhit të kredisë studentore mbetet një pengesë që i mban shumë njerëz me qira për më shumë se sa ata mund të duan. Barra është më e madhe në zonat me kosto të lartë të strehimit, sepse pagesat e huasë i shtojnë më shumë tension buxheteve të turbullta.
Sipas vrojtimit të gjashtë të NeighborWorks America, gati 60 % e Amerikanve që kanë kredi studentore thonë se borxhi është një pengesë për të blerë shtëpi. Në nivel kombëtar, borxhi i përgjithshëm i studentëve është më shumë se 1.5 triliard dollarë, që përfaqëson 42 për qind të borxhit të konsumit. Borxhi studentor është rritur 130 për qind që nga viti 2008 dhe ka ndikimin më të madh në millenials dhe gratë.
Hulumtimi i NeighborWorks zbuloi se gratë janë ndikuar në mënyrë disproporcionale nga borxhi i kredisë studentore dhe mbajnë dy të tretat e borxhit të kredive studentore kombëtare, ose pothuajse 900 miliardë dollarë.
Studimi i NeighborWorks gjeti se 29 përqind e grave kanë borxh studentor, krahasuar me 23 përqind të meshkujve. Përveç kësaj, gratë me ngjyrë mbajnë më shumë borxhe studentore sesa grupet e tjera. Borxhi i tyre studentor arrin në masën 48 përqind, krahasuar me 22 përqind të grave të bardha dhe 15 përqind të meshkujve të bardhë.
Pesëdhjetë përqind e femrave me kredi studentore thonë se shqetësohen për të gjatë gjithë kohës ose shumicën e kohës. Tridhjetë e tetë përqind e grave thanë se njohin dikë që ka vonuar blerjen e një shtëpie për shkak të kredisë studentore të mbartur.
Një këshilltar për strehimin mund të japë informacion në lidhje me programet e ndihmës për pagesa dhe të punojë me njerëzit për të zhvilluar një buxhet për të paguar kreditë dhe për t’u përgatitur për të blerë një shtëpi. Këshilltarët e kredive gjithashtu ofrojnë këshilla për opsionet e ripagimit të kredisë studentore. Hulumtimi i NeighborWorks zbuloi se 46 për qind e millenialsve nuk janë të vetëdijshëm se OJF-të lokale ofrojnë këshillim falas ose me kosto të ulët në lidhje me kreditë studentore.
*Burimi: The Washington Post
Përktheu: Sabina Veizaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.