Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka miratuar 530 kuota për kredi me interes zero për punonjësit e administratës.
Sipas vendimit në Fletoren Zyrtare, 90 kuota janë të disponueshme për ministrinë e Brendshme dhe e Arsimit.
Ministria e Shëndetësisë do të shpërndajë 80 kredi pa interes për mjekët dhe infermierët, ndërsa ministria e Bujqësisëajo e Mbrojtjes, ministria e Ekonomisë, Infrastruktura, Drejtësia, ministria e Jashtme, Financat, Turizmi dhe Kryeministria do të ndajnë nga 30 kuota secila.
Punonjësit që do të përfitojnë kredi pa interes do të përzgjidhen sipas një formule pikëzimi.
Punonjësit të cilët nuk kanë shtëpi apo ata që jetojnë në banesa të mbipopulluara përfitojnë automatikisht 50% të pikëve. Gjysma tjetër e pikëve përcaktohet nga vjetërsia në punën e shtetit dhe kushtet ekonomike të punonjësit, të cilat kanë nga 25 pikë secila.
Kjo është hera e dytë që qeveria miraton një vendim të tillë, pas 300 kuotave të fazës së parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.