Rend dhe Ligj

KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi të martën vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke rikthyer në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça.

Në fillim të muajit mars të një viti më parë, KPK vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit, Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ky vendim më tej u ankimua pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit, dhe vetëm një vit më pas, KPA vep vendimin në favor të tij.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arqile Koça.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arqile Koça dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë