Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj tha se Forcat e Armatosura të Kosovës (FSK) dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake. Mehaj ka shkruar në Facebook se këto stërvitje janë kryer para dislokimit të tyre në Mbretëri të Bashkuar për stërvitje të tjera të përbashkëta.






“Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe i FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”. Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm!”, ka shkruar Mehaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




