Nga Gazeta ‘Si’- Avokati Arianit Koçi dërgoi në oborrin e Kuvendit të Kosovës disa gomerë.
Ai shpjegoi se veprimi i tij vjen si simbolikë e kryeneçësisë së deputetëve para seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit.
“Gomari është simbol i kryeneçësisë. Dua të tregoj që deputetët tanë janë kryeneçë në dëm të qytetarëve të Kosovës. Mos të na trajtojnë si gomerë sepse po ia kuptojmë lojën”, tha Arianit Koçi.


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.