Lajme

Kosovë, arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, dyshohet për ngacmim seksual

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Numan Baliq është arrestuar nga Polica e Kosovës me dyshimin se në vendin e tij të punës ka ngacmuar  mbrëmë seksualisht një 23-vjeçare.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se rasti ka ndodhur në Spitalin e Pejës dhe se është arrestuar një person.

Ai nuk ka zbuluar identitetin e tij, por media kosovare KOHA shkruan se bëhet fjalë për ish-ministrin Baliq.

“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48 orësh, gjithashtu Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, tha Nikçi.

Rasti ka ndodhur të mërkurën mbrëma.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë