Të dielën autoritetet në Kosovë thanë se 11 veta kanë humbur jetën nga pasojat e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se pas 1 mijë e 794 testeve, janë konfirmuar 730 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.
Rastet e reja e çuan në 24 mijë e 155 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 755 numrin e viktimave që nga muaji mars.
Numri më i madh të prekurve në 24 orët e fundit është në Prishtinë me 312 raste.
Instituti tha se gjatë 24 orëve të fundit, janë shpallur të shëruar 75 pacientë, duke e çuar në 16 mijë e 122 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, ndërsa numri i rasteve aktive është 7 mijë e 278.
Vendi është i mbyllur gjatë fundjavës më vendim të qeverisë e cila vendosi që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00, t’u ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, për të frenuar zgjerimin e infektimeve. /VOA
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




