Qeveria e Kosovës do të shtojë kufizimet për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bëri me dije se do të urdhërohen institucionet publike dhe private që të punojnë me personel të reduktuar.
Ndërsa personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeç do të mund të punojnë vetëm online. Qytetarët mbi 65-vjeç do të lejohet të dalin jashtë banesave nga ora 6 e mëngjesit deri në 10 dhe nga 16 e pasdites deri në orën 19.
Universitetet do të kalojnë plotësisht online. Baret dhe Restorantet nga ora 21 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit do të operojnë vetëm me shërbimin merr me vete. Në këtë orar qendrat tregtare do të qëndrojnë të mbyllura. Ministri Zemaj tha se këto masa janë të nevojshme pasi është rritur ndjeshëm niveli i përhapjes së Covid-19.
Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 514 raste të reja me koronavirus, rreth 100 raste më shumë se një ditë më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




