Kosova

Kosova nis procedurat për përdorimin e plazmës së gjakut për pacientët me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar sot se ka formuar një grup pune që ka për qëllim hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës së pacientëve të shëruar nga Covid-19 si trajtim për pacientët që ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Ky është një hap para për fuqizimin e menaxhimit dhe trajtimit gjithëpërfshirës të Covid-19. Presim brenda afateve të përcaktuara ligjore të fillojmë punën”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinëm po i trajtojnë pacientët me Covid-19 me plazmën e gjakut të pacientëve të shëruar nga kjo sëmundje.

Ky lloj trajtimi bëhet duke marrë plazmënnga pacientët e rikuperuar pas gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusi.

Transfuzioni i antitrupave krijon atë që njihet si “imuniteti pasiv” .

Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për rrezikun lidhur me trajtimin me plazmën e gjakut, duke thënë se ky trajtim është i një “cilësie të dobët”.

Sipas shifrave të prezantuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në Kosovë deri më 27 tetor, janë shëruar 15,198 të infektuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë