Sport

Kosova fiton 5 medalje në Lojërat Mesdhetare, 2 prej tyre të arta

Gazeta Si – Kosova po bën një paraqitje mjaft të mirë në Lojërat Mesdhetare në Algjeri. Numri i medaljeve të fituara nga sportistët kosovarë ka shkuar në 5, nga të cilat 2 të arta dhe 3 bronzi.

‘Arma’ më e fortë e Kosovës është sporti i xhudos, pa dyshim. Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu kanë fituar medalje të arta në “Oran 2022”, kurse Flaka Loxha dhe Akil Gjakova medalje bronzi.

Trajneri Driton kuka dhe sportistet e tij te xhudos. Gazeta Si, 30 qershor 2022

Plot 4 medalje në xhudo dhe Kosova në vend të parë në këtë sport. Trajneri Driton Kuka po bën një punë të jashtëzakonshme, duke rritur sportistë elitarë në xhudo.

Medalja e pestë në Lojërat Mesdhetare është e bronztë dhe i takon boksierit Shpëtim Bajoku. Ai është eliminuar në gjysmëfinale, por ia ka dalë të fitojë medalje bronzi.

Shqipëria mbetet mbetet prapa Kosovës, me vetëm dy medalje të fituara deri në tani në Lojërat Mesdhetare. Të dyja në mundje, Abakarov të artë dhe Dudaev të bronztë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë