Më shumë se 255 km larg nga Tirana, dardanët nisën përgatitjet e tyre për ndeshjet Playoff të UEFA Nations League. Kosova do të luajë dy herë ndaj Islandës me objektiv ngjitjen në Ligën B. Gjithcka pas një paraqitjeje pozitive të verdhebluve që u renditën vendin e 2 të grupit C2 në edicionin e fundit. Kosova grumbulloi 12 pikë, 6 më pak se Rumania kryesuese. Ndërkohë Islanda u rendit e treta në grupin B4 me 7 pikë, 4 më shumë se Mali i Zi që ra direkt në Ligën C.
Nën urdhërat e Franko Fodës, 19 lojtarë zbritën në fushën e lojës në qendrën kombëtare në Hajvali. Ata ishin portierët Muric dhe Bekaj, mbrojtësit Dellova, Hoti, Paqarada, Vojvoda dhe Aliti. Mesfushorët Gallapeni, Rrudhani, Rexhbeçaj, Zyba, Krasniqi, Abdullahu, Rashica, Muslija dhe Emërllahu si dhe sulmuesit Sahiti, Albion Rrahmani dhe Muriqi. Ndërsa vazhduan rekuperimin në palestër Saipi, Amir Rrahmani, Krasniqi, Zabërgja, Berisha dhe Demaku.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të enjten në “Stadiumin Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa ajo e kthimit, të dielën në “Estadio Enrique Roca de Murcia” në Murcia. Kjo është ndeshja e parë mes këtyre skuadrave që prej vitit 2017. Dy ndeshjet e kaluara janë fituar nga Islanda që ka shënuar 4 gola ndaj 1 të Kosovës. Dardanët vijnë pas 4 fitoresh dhe 1 humbjeje në 5 të fundit. Ndërsa islandezët pas 1 fitoreje, 1 barazimi dhe 3 humbjesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.