Politike

Kos: Brenda 2029, anëtarësime të reja! Shqipëria po bën reforma të shpejta

Nga Gazeta ‘Si’- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Gjatë fjalës së saj ajo u ndal te Shqipëria për të cilën tha se po ndërmerr reforma të shpejta.

Kos shprehu besimin se Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në BE deri në vitin 2030.

“Ne kemi një mundësi reale për të pranuar një ose më shumë vende kandidate me të drejta të plota si shtete anëtare të BE-së brenda vitit 2029. Në Shqipëri, ne kemi hapur tashmë 24 kapituj negociatash. Vetëm në dy muajt e fundit kemi hapur grupkapitullin e dytë dhe të tretë. Ky vend kandidat e ka kuptuar vrullin e ri për zgjerim duke ndërmarrë reforma më të shpejta se më parë”, shtoi ajo.

Ajo tha se brenda mandatit të saj do të ketë anëtarësime të reja të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe shtoi se ‘martesa’ e Shqipërisë me Europën do të ndodhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë