Nga Gazeta ‘SI’ – Në vitin 2024 Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj në luftën kundër korrupsionit, në nivel global.
Sipas Indeksit të sapo publikuar nga “Transparency International”, nga 2023-shi në 2024-n, Shqipëria është rritur me 5 pikë dhe renditet në vendin e 80-të nga 180 shtete që janë në matje.

Shqipëria mbetet ende në kahun e “kuq” të pikëzimit dhe vlerësohet me 40 pikë nga 100 që janë maksimalja, ndërsa në vitin 2023 vlerësohej me 37 pikë.
Gjithsesi, raporti thekson se Shqipëria ka ende boshllëqe në kontrollet anti-korrupsion dhe përmend rastin e lumit të Vjosës si një “marrëveshje” të errëta.
Kosova renditet në vendin e 73-të dhe është përmirësuar me 3 pikë nga viti 2023, ndërsa Serbia në vendin e 105-të.
Transparency.org vlerëson punën e SPAK duke thënë se ka fituar besimin tek qytetarët me hetimet e zyrtarëve rë lartë.
Rezultatet e Indeksit bazohen në matjen e disa treguesve si shpërdorimi i detyrës nga funksionarë të lartë, rryshfeti, burokracia, nepotizmi, kapja e shtetit etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.