Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 nga 8 të arrestuarit e dosjes “Tufina”, për korrupsionin me varret në kryeqytet. Në qeli do të qëndrojnë: Endrin Milla, Gazmend Daja, Eljodor Ndini, Latif Shehu, Alban Ajazi dhe Bujar Lica. Ndërsa Xhemal Mena, Fatjon Gjonaj, janë lënë në arrest në shtëpi nga Gjykata.
Ndërkohë do të vijojnë të procedohen në gjendje të lirë: Roza Ndoj, Juljan Çuka, ndërsa për të njëjtën dosje janë shpallur në kërkim Shaqir Nika dhe Fabjan Gjonaj.
Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shfrytëzuar edhe mungesën e tokës për varre në varrezat e Tufinës dhe të Sharrës, kundrejt shpërblimit në shuma monetare që variojnë nga 30.000 deri 50.000 lekë të reja, bënin të mundur pronotimin e varreve për shtetas të ndryshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




