Ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë, Yuri Kim ka paralajmëruar se çdo person që trafikon qenie njerëzore do t’i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas saj lufta kundër korrupsionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore janë prioritet për Amerikën.
“Biden e kanë bërë të qartë që korrupsioni dhe krime të tjera destabilizuese përbëjnë kërcënim jo vetëm për SHBA-të, por edhe për botën. Shqipërisë, për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhri i Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor ka përparësi, ne synojmë që përgjegjësit ose bashkëpunëtorët për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave”.
Gjatë konferencës së OSBE-së, “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”, Kim nënvizoi se urdhri ekzekutiv i presidentit Biden kërkon veprim kolektiv.
“Nëse trafikoni qenie njerëzore, ne do të ndalojmë hyrjen në SHBA. Nëse keni një vizë amerikane ajo nuk hyn në punë. Nëse ke një peticion për një vizë emigrimi nuk pi ujë. Nëse trafikoni qenie njerëzore, qeveria amerikane do të ndërmarrë veprime për pasurinë tuaj nëse kalon përmes apo ka lidhje me SHBA-të”, – vijoi Kim.
Ambasadorja i bëri thirrje qeverisë shqiptare “të ripërtërijë përpjekjet e saj për të identifikuar viktimat, për t’i mbështetur ata dhe për të dërguar trafikantët në burg”.
Nga ana e tij, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, foli rreth një strategjie për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
“Qasja e Bashkimit Evropian është në përputhje me atë të OSBE dhe ne besojmë se do të arrijmë sukses vetëm nëse punojmë ngushtësisht me njëri-tjetrin. Ne kemi një strategji si BE për të luftuar këtë fenomen. Synimi ynë që trafikimin e qenieve njerëzore nga një krim me rrezik të ulët por me fitim të lartë ta kthejmë në një krim me fitim të ulët, por me rrezik të madh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.