Drejtësia

Korrupsion në tender/ Ish-zyrtarja e Shëndetësisë, Joana Duro dënohet me 2.8 vite burg

Gazeta Si – SPAK ka kërkuar 4 vjet burg për ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, e cila zkuohet pët “korrupsion aktiv”.

Ndërsa për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.

Ndërsa Vladimir Topi, administratori i kompanisë “Dricons” rrezikon 2 vjet burg.

Për inxhinierin, Silvi Shehi, organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim. Të tre të pandehurit akuzohen për “korrupsion aktiv”.

Sipas SPAK, Sekretarja e Përgjithshme, Joana Duro dyshohet se ka marrë ryshfet 330 mijë lekë nga specialistja, Laura Sheto për të ndikuar në një prokurim publik për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës.

Favorizimi në këtë prokurim publik sipas SPAK është kërkuar nga Vladimir Topi, administratori kompanisë që fitoi tenderin me fond limit rreth 805 mijë lekë.

Ai i ka dhënë paratë inxhinierit të kompanisë së tij, Silvi Shehit, i cili më pas ia ka dorëzuar specialistes Laureta Sheto.

Ka qenë kjo e fundit që i ka çuar paratë në zyrën e Sekretares së Përgjithshme, Joana Duro, aty ku edhe u sekuestruan nga hetuesit më 2 qershor

Nderkohe Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësise Joana Duro

Togat e zeza vendosën dënimin me 4 vite burg nga te cilat i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 2 vite e 8 muaj. Po ashtu për Duron u vendos edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtroje asnjë funksion publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë