Drejtori i Burgut të sigurisë së lartë, 313 në Tiranë është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me akuzën e korrupsionit.
Eduart Struga, i emëruar në këtë detyrë vetëm pak muaj më parë dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke ndërhyrë në dhënien e një tenderi për ushqimet në këtë institucion.
Mësohet se Struga ka qenë nën hetim prej disa javësh nga ana e SPAK-ut dhe bashkë me të janë arrestuar edhe persona të tjerë.
Burgu 313 njihet si burg i sigurisë së lartë, ku mbahen e janë mbajtur emra të njohur të botës së krimit, duke filluar që nga Emiljano Shullazi e Dritan Dajti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




