Lajme

Korridori i energjisë, çelet tenderi për linjën që lidh Maqedoninë me Shqipërinë

OST e Maqedonisë së Veriut çel tenderin e linjës së transmetimit 400 kV dhe një nënstacion të ri 400/110 kV në afërsi të Ohrit. Kjo bëhet për ti garantuar Maqedonisë së Veriut një ndërlidhje të energjisë elektrike me Shqipërinë.

Tenderi do të bëhet me prokurimin elektronik përmes Portalit të Prokurimit E Klientit EBRD (ECEPP).

Sipas informacionit të publikuar në faqen e internetit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) ky projekt përfshin ; ndërtimin e infrastrukturës së transmetimit të energjisë nga Manastiri në kufirin shqiptar me nënstacion në Ohër dhe futjen e komponentëve Smart Grid në OST e Maqedonisë së Veriut. Kredia e aprovuar është deri në 37 milion euro për projektin 49 milion euro.

Bashkimik Europian po bashkëfinancon projektin me një grant 12 milion euro. Po ashtu edhe Luksemburgu po siguron fonde për ndihmë teknike të OST të Maqedonisë së Veriut.

Loti 1 ka të bëjë me projektimin, prokurimin, instalimin, testimin dhe vënien në përdorim të një linje të transmetimit 400 kV (OHTL) nga 400/110 kV NS Manastir 2, përmes 400/110 kV NS Ohër në kufirin maqedonas-shqiptar. Kontrata pritet të fillojë në 20 dhjetor 2019 dhe të zgjasë rreth 30 muaj.
Ofertat për Lot 1 do të mbarojnë deri më 28 tetor.

I njëjti afat kohor do të zbatohet edhe për Lot 2, në lidhje me projektimin, prokurimin, instalimin, testimin dhe vënien në punë të nënstacionit 400/110 kV në Ohër dhe zgjatje të nënstacionit 400 kV Manastir 2.

Projekti pritet të sigurojë lidhjen për të krijuar një korridor transmetimi të energjisë elektrike Lindje-Perëndim midis Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë.

Seksioni midis Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore ka përfunduar. Shqipëria dhe Mali i Zi janë të lidhura me një linjë 400kV dhe kablloja nënujëe midis Italisë dhe Malit të Zi planifikohet të vihet në përdorim tregtar deri në fund të vitit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë