Lajme

Koronavirusi, Rama: Faleminderit që po zbatoni rregullat

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen mbi situatën e krijuar nga pandemia e Koronavirusit. Në një postim në Facebook,  Rama bën të ditur se në ora 18:30 do të komunikojë do ta komunikojë për publikim me anë të lidhje direkte me rrjetet sociale.

Rama gjithashtu shpreh falënderimet për të gjithë shqiptarët, për atë që e cilëson si mirëkuptim fantastik dhe zbatim mbresëlënës të luftës. "Me këtë unitet të fortë do ta përballojmë me patjetër! Besim se gjithçka po bëjmë është gjëja e duhur, në çdo hap e çdo ditë dhe durim, durim, durim, sepse kjo luftë nuk do të jetë e shkurtër dhe s’është gjëkundi një lojë kukamçefthi, ku po u “fshehëm” një javë i’a hodhëm!", shprehet Rama.

Kreu i qeverisë siguron shqiptarët se punon ditë e natë për të mos lënë vetëm asnjë shqiptar dhe për të bërë gjithçka për shëndetin për ekonominë familjare dhe kombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë