Ngjarje

Koronavirusi, në Kinë gati 100 të vdekur brenda ditës

Numri i personave të vrarë nga koronavirusi brenda ditës në Kinë ka arritur në 97, duke shënuar kështu ditën më tragjike që nga shpërthimi i virusit në janar.

Numri i përgjithshëm i viktimave tani është 908, por numri i personave të sapo infektuar në ditë është stabilizuar. Në të gjithë Kinën ka 40.171 persona të infektuar ndërsa 187.518 të tjerë nën vëzhgimin mjekësor.

Ndërkohë, 130 njerëz të tjerë janë infektuar në një anije lundrimi në Japoni. Virusi i përhap nga një pacient nga Hong-Kongu. Rastet e reja nënkuptojnë se rreth një e treta e të gjithë pacientëve me koronavirus jashtë Kinës ndodhen në këtë anije.

Sipas të dhënave, 3,281 pacientë janë shëruar dhe nxjerrë nga spitali.

Të hënën, miliona njerëz u kthyen në punë pas pushimit të Vitit të Ri Lunar, i cili u zgjat për të frenuar përhapjen e virusit.

Xin Jinping viziton spitalet, Gazeta Siu, 2020

Por masat paraprake janë ende në fuqi dhe përfshijnë shkurtimin e orarit të punës, dhe rihapjen selektive të vendeve të punës.

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi një spital lokal në Pekin që ofron trajtim për pacientët me koronavirus. Ai gjithashtu mori pjesë në një bisedë me mjekët në Ëuhan, epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit.

Fotografitë nga media shtetërore tregojnë se Xi kishte veshur një maskë dhe aparat matës për kontrollin e temperaturës. Presidenti ka qëndruar kryesisht larg shfaqjes në publik gjatë shpërthimit të epidemisë.

“Ne duhet të kemi besim se do ta fitojmë këtë betejë,” i tha ai stafit në spitalin “Ditan” në Pekin.

Gjatë fundjavës, numri i vdekjeve nga koronavirusi e kapërceu atë të epidemisë së Sarsit në 2003 i cili gjithashtu filloi në Kinë dhe vrau 774 njerëz në të gjithë botën.

OBSH të Shtunën tha që numri i rasteve të reja në Kinë ishte “duke u stabilizuar”por paralajmëroi se ishte shumë herët për të thënë nëse virusi kishte arritur kulmin.

Të dielën në mbrëmje, organizata dërgoi një mision ndërkombëtar në Pekin për të ndihmuar në koordinimin e një përgjigje ndaj shpërthimit.

Virusi i ri u raportua për herë të parë në Wuhan, kryeqytetin e provincës Hubei. Qyteti me 11 milion ka qenë në karantinë për javë të tëra. Ai është përhapur në të paktën 27 vende dhe territore të tjera, por deri më tani ka pasur vetëm dy vdekje jashtë territorit të Kinës, në Filipine dhe Hong Kong.

Në Mbretërinë e Bashkuar, numri i personave të infektuar nga koronavirusi u dyfishua në tetë pasi katër njerëz të tjerë u rezultuan pozitivë të hënën. Të prekur ka edhe në Itali dhe Gjermani.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH paralajmëroi se virusi që po transmetohet nga njerëz që nuk kanë qenë në Kinë por kjo sipas tij mund të jetë “maja e ajsbergut”.

“Ka pasur disa raste që kanë të bëjnë me përhapjen e këtij virusi nga njerëz që nuk kanë qënë në Kinë,” shkroi Tedros Adhanom Ghebreyesus në Twitter. “Por kjo është vetëm maja e ajsbergut së përhapjes së virusit në vendet e tjera.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë