Lajme

Koronavirusi, Meta falënderon gazetarët

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për situatën e krijuar nga koronavirusi që deri më tani ka 59 të infektuar, ku mes tyre dy humbën jetën.

Në këto ditë të vështira, kreu i shtetit ka zgjedhur të falënderojë gazetarët, sidomos ata të terrenit që po kontribuojnë në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë.

“Falenderoj me mirënjohje të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, që në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë! ?

Mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!”, shkruan presidenti Meta në “Facebook”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2874875982558656/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë