Sport

Koronavirusi kuotohet në baste, s’përjashtohet anulimi i Tokios dhe Europianit

As kjo epidemi nuk mund të ishte imune nga kjo mani, pasi dihet që në Angli vihet bast për çdo gjë. Prandaj është e thjeshtë të imagjinohet që, në momentin që kjo epidemi shpërtheu, dikush mendoi që të luante mbi mundësinë e anulimit të ngjarjeve ndërkombëtare, siç janë Olimpiada ose Euro 2020. Të parët, mund të kenë qëlluar në shenjë, sepse siç raportohet nga The Sun, aktualisht koeficientet janë shumë të ulëta….

Sipas kompanive të basteve, ngjarja në rrezik më të madh është Olimpiada e Tokios. Tani për tani, mundësia që eventi që zhvillohet në Japoni, një nga shtetet më të prekura, do të anulohet është shumë e lartë, me koeficient 1,73. Pak a shumë, i njëjti koeficient që ka Liverpool kur luan përballë një ekipi mesatar. Nuk qëndron më mirë as Euro 2020, që ndoshta paguan formulën e re, duke u zhvilluar në vende të prekura nga koronavirusi, siç është Italia. Kushdo që luan një euro në anulimin e turneut merr vetëm 1.83 në këmbim.

Ekziston mundësia që Premier League të ndërpritet dhe që kampionati anglez të përfundojë pa zhvilluar 38 ndeshjet e planifikuara. Skenar i pamundur, por jo aq shumë, duke pasur parasysh që kuotohet me një koeficient 6. Edhe tenisi rrezikon, ku anulimi i Wimbledon ka koeficient 5. Britanikët janë plotësisht të sigurt se edhe Eurovizioni, i cili do të zhvillohet në Holandë, rrezikon të mos zhvillohet, teksa kuotohet me 1.91. Edhe në një moment kaq të vështirë, kompanitë e basteve nuk kanë pushim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë