Pas mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë shërbimin e pritjes me qytetarët në ambientet e institucionit.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, KPK thotë se nga dje deri në një lajmërim të dytë godina e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka kyçur dyert për qytetarët si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Kjo në kuadër të rritjes së masave parandaluese dhe për arsye të situatës së përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19 (Coronavirus i ri), me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Sa u përket denoncimeve KPK njofton se qytetarët mund t’i dorëzojnë me postë zyrtare ose t’i regjistrojnë online në faqen e internetit Kpk.al tek rubrika ”Denonco”.
“Sqarojmë qytetarët se deri në një njoftim të dytë zyrtar nga Komisioni, denoncimet mund t’i dorëzojnë nëpërmjet postës zyrtare, ose mund t’i regjistrojnë online nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të Komisionit kpk.al, rubrika ‘Denonco’”, mbyllet njoftimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




