Lajme

Koronavirusi anulon ditën e “Sulltan Nevruzit”, festa në shtëpi

Situata e krijuar nga koronavirusi ka anuluar edhe ritet e ditës së 22 marsit e njohur për besimin bektashian si dita e bekuar e “Sulltan Nevruzit”.

Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj njofton se besimtarët duhet ta festojnë Sulltan Nevruzin në shtëpitë e tyre dhe ritet e kësaj dite t’i kryejnë në vetmi të plotë.

Ndër të tjera, ai thotë se duhet të shmangen grumbullimet me njerëz në këto ditë tragjedie botërore.

Po ashtu ai u uron shërim të shpejtë personave të prekur nga koronavirusi si dhe një falenderim për mjekët që sot janë në vijnë e parë të frontit për të ndihmuar njerëzit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë