Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 238 raste të reja infektimesh me koronavirus nga 2.684 testime të kryera gjithsej. Përqindja e pozitivitetit rezulton 10.5.
Për fat të keq, 7 pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-72 vjeç.
Aktualisht, në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale, po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara, janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë, 19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull.
Statistika (11 Prill 2021)
Raste të reja ditore 238
Të shëruar në 24 orë 517
Të shtruar në spitale 221
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2684
Testime totale 589,607
Raste pozitive 128,393
Raste të shëruara 97,723
Raste Aktive 28,353
Humbje jete 2,317
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19959
Fier 2483
Durrës 1195
Gjirokastër 1202
Shkodër 1015
Korçë 738
Vlorë 646
Kukës 323
Dibër 347
Elbasan 255
Berat 88
Lezhë 102
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.