Lajme

Koronavirus, nxënësit e vegjël përshëndesin në distancë mësuesin

“Mirupafshim mësues”. Një skenë prekëse në këto kohë urgjence të koronavirusit në kufirin midis zonës së kuqe dhe zonës së verdhë.

Gjashtë fëmijë, kompakt dhe të bashkuar në një trotuar në Santo Stefano Lodigiano (një qytet në provincën e Lodi që nuk është pjesë e zonës së kuqe, por kufizon disa prej bashkive “të blinduara”), përshëndesin mësuesin e tyre, i cili është në anën tjetër të rrugës, në zonën e kuqe dhe pikërisht në San Fiorano.

Shkollat janë të mbyllura dhe mësuesi është në karantinë në zonën e kuqe, ndërsa nxënësit e tij nuk duan ta bëjnë atë të ndihet vetëm. Ata nuk duan ta braktisin atë. Një moment prekës dhe një akt dashurie për mësuesin.

Një distancë e detyrueshme nga rrethanat. Foton e ka postuar në Instagram nëna e njërit prej fëmijëve, e cila shkruan: “Emocion, koronavirus, zona e kuqe, zona e verdhë”. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë