Lajme

Koronavirus mbërrin në Kosovë, dy persona të infektuar

Koronavirusi mbërrin në Kosovë. Shënohen dy persona të infektuar me Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas ministrit bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20 vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë të moshës 77  vjeç, nga Komuna e Vitisë.

Kjo u bë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.

Kryeministri Kurti, në anën tjetër, ka kërkuar të mos bëhet panik. “Mos të frikësohemi dhe mos të krijojmë panik dhe mos të paraqitemi në klinikën infektive. Ftohen të gjithë qytetarët pa panik por me kujdes të shtuar t’i përmbahen masave të kërkuara, i kemi ngritur komisionet dhe shtabet e nevojshme”, ka thënë Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë