Nga Gazeta ‘Si’- Koreja e Veriut ka dërguar mijëra trupa për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte me anë të një postimi në platformën X është shprehur se me dërgimin e ushtarëve të Koresë së Veriut në Ukrainë lufta mund të përshkallëzohet.
“Unë fola me presidentin e Koresë së Jugut për partneritetin e ngushtë të NATO-s me Seulin, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe sigurinë e ndërlidhur të Euro-Atlantikut dhe Indo-Paqësorit.
Dërgimi i trupave nga Koreja e Veriut për të luftuar përkrah Rusisë në Ukrainë do të shënonte një përshkallëzim të rëndësishëm”, shkruan Mark Rutte në X.
Ndërkohë Rusia lëshoi një valë dronësh kundër Kievit për natën e dytë radhazi, duke dëmtuar ndërtesat e banimit dhe duke lënë të plagosur të paktën një civil. Lajmin e raportuan zyrtarët ukrainas.
Alarmi për sulm ajror në Kiev zgjati më shumë se pesë orë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.