Bota

Koreja e Jugut: Pheniani ka dërguar 12 mijë ushtarë në front në luftën kundër Ukrainës

Gazeta Si - Zërat nga fronti kishin zbuluar praninë e "instruktorëve të Koresë së Veriut" në rajonet ukrainase të pushtuara nga rusët.

Sot burimet konfirmohen nga Koreja e Jugut, e cila ka vendosur të ngrejë alarmin.

Koreja e Veriut, raporton agjencia “Seul Yonhap”, ka vendosur të dërgojë 12,000 ushtarë për të mbështetur Rusinë në konfliktin me Ukrainën.

Burimi i këtij lajmi është inteligjenca e Koresë së Jugut, e cila njoftoi se Pheniani kishte filluar tashmë “lëvizjen e trupave të saj”.

Ky lajm e shqetëson shumë Seulin. Lidhjet ushtarake në rritje të Koresë së Veriut me Moskën përfaqësojnë një "kërcënim të rëndësishëm sigurie", jo vetëm për Korenë e Jugut, por edhe për komunitetin ndërkombëtar, pohon një zëdhënës i Presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol.

Mbështetja në rritje e Phenianit për luftën e Moskës shkoi "përtej transferimit të furnizimeve ushtarake dhe dislokimit aktual të trupave" në Ukrainë.

Duke folur gjatë samitit ministror që po zhvillohej në Bruksel, zëvendësministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Seon-oh tha se nëse vendosja e tyre do të ishte e vërtetë, do të tregonte përpjekjet e fundit "të dëshpëruara" të "regjimit të diktatorit" për të marrë garanci sigurie nga Rusia.

“Nëse ata vërtet dërguan trupat e tyre, kjo është sepse Veriu ndjen nevojën për ta bërë këtë për të mbajtur qeverinë e tij, duke kërkuar garanci nga Rusia për këtë qëllim”, tha Kim, duke shtuar se ky është mendimi i tij personal. "Edhe tregtia e armëve me Rusinë është një akt që lind nga dëshpërimi i atyre që janë në prag," shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë