Treg

Shqipëria bëhet importuesi më i madh i makinave nga Koreja e Jugut

Nga Gazeta 'SI' - Deri në shtator të këtij viti, në Shqipëri u regjistruan 76.537 mjete, nga të cilat më shumë se 64 mijë ishin makina private. Në total në Shqipëri qarkullojnë rreth 932 mijë mjete.

Drejtoria e Shërbimeve Rrugore, DPSHTRR tregon se Koreja e Jugut është importuesi kryesor i makinave në Shqipëri, me 14.699 në periudhën janar-shtator 2024.

Italia renditet kështu e dyta 13.358 mjete dhe Gjermania e treta ne 13.337.

Në grafikun e DPSHTRR vërehet se në listën e importuesve është edhe Koreja e Veriut, por në një sqarim për Gazetasi.al, përfaqësuesit e DPSHTRR thanë se është lapsus i ndodhur gjatë procesit dhe se bëhet fjalë vetëm për Korenë e Jugut.

Grafiku i DPSHTRR
Grafiku i punuar nga Gazetasi.al

Shifrat tregojnë se vetëm 11.281 mjete të regjistruara ishin të reja, ndërsa pjesa tjetër, mbi 65 mijë, ishin të përdorura.

Më shumë se gjysma e mjeteve, 53%, kanë një vit prodhim mi 9-15 vite, ndërsa 26% më shumë se 15 vite. Rreth 20% e tyre janë makina të reja, 0-8 vite prodhimi. Nga totali i makinave të regjistruara, vetëm 2.171 janë tërësisht elektrike, ndërsa ato me naftë mbeten të preferuarat e shqiptarëve, 48.789 të tilla.

Mjetet e firmës Volkswagen dominojnë tregun shqiptar, me 15.689 makina, ndjekur nga Mercedez-Benz, me 10.947.

32.429 e mjeteve të reja janë regjistruar në kryeqytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë