Një person ka mbetur i vdekur në një aksident automobilistik në aksin nacional Korçë-Pogradec, kur një trajler është përplasur me një autoveturë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Petrushë, ku mjeti tip “Benz” (me targa greke) është përplasur me një mjet tip kamion, me drejtues shtetasin F. M, 47 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.
Nga aksidenti ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Benz”, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




