Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një fëmijë është mbytur në Parkun Japonez. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek ky park.
Dyshohet që fëmija që është mbytur është i moshës rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar.
Shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Korçës i është shtuar edhe parku japonez vitin e kaluar, i pari i këtij lloji në të gjithë vendin.
Një hapësirë e gjelbër e konceptuar me pasqyra uji, ura, bimësi nga vendi i largët aziatik dhe detajeve të tjera tipike.
Përveçse një vend për të pushuar, parku është kthyer edhe në një atraksion në qytetin juglindor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




