Gazeta Si – Gjykata e Korçës ka lënë në bur ish-shefin e Kufirit në Drejtorinë e Policisë së Korçës, Stiljan Pasho, i cili akuzohet se shfrytëzoi detyrën e tij në intervale të ndryshme kohore, duke lejuar kalimin e lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë.
Avokati mbrojtës i Stiljan Pashos ka mohuar akuzat dhe thotë se nuk ka prova të mjaftueshme. “Kundërshtojmë vendimin e gjykatës për arrest me burg sepse nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë përfshirjen e kryekomisarit në trafikun e lëndëve narkotike”, tha ai.
Stiljan Pasho akuzohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës nga Greqia, duke lejuar makina të caktuara që të kalonin pa u kontrolluar nga Dogana e Kapshticës.
Rasti i fundit ishte trafikimi i një sasie prej 26 kanabis drejt Greqisë. Por ish-shefi i kufirit rezulton të ketë qenë i përfshirë edhe 4 raste të tjera, i cili favorizonte anëtarë të grupeve kriminale që të kalonin drogën nga Kapshtica drejt Greqisë duke shmangur kontrollin e automjeteve. Pas arrestimit, Stiljan Pasho u përjashtua edhe radhët e Policisë së Shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.