Lajme

Korçë, ekzekutohet një person me armë zjarri

Një person është vrarë me armë zjarri në parkun e qytetit të Korçës mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në orën 21:25 në lagjen numër 10 të qytetit dhe mësohet se viktima është një 35 vjeçar ende i pa identifikuar nga policia.

Dyshohet se viktima është ekzekutuar me një plumb në syrin e majtë, duke ndërruar jetë në vend. Ai është gjetur i shtrirë në tokë, ndërsa është lajmëruar policia dhe ambulanca.

Dyshohet se para ngjarjes, ka patur sherr në një lokal mes viktimës dhe autorit. Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes në periferi të qytetit të Korçës, të cilat po punojnë për zbardhjen dhe identifikimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë