Ngjarje

Korçë, babai mohon ngacmimin ndaj vajzës së mitur: E kanë bërë persona të tjerë

Gazeta Si – Jani Kallajxhi është lënë në burg me akuzën e ngacmimit seksual të vajzës së tij 8-vjeçe deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë për babain abuzues këtë të hënë, duke pranuar kërkesën e prokurorisë. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, 61-vjeçari i ka mohuar akuzat para gjykatës.

Ai është shprehur se nuk i ka bërë asgjë vajzës dhe nuk e ka ngacmuar. “Unë jam kujdesur për vajzën time, pasi bashkëshorten e kam të sëmurë”, mësohet të jetë shprehur 61-vjeçari. Kallajxhi ka ngritur alibi që vajza e tij është abuzuar nga persona të tjerë dhe jo nga ai vetë.

Ai ka deklaruar që vajzën ia ka marrë para disa ditësh pronari i një lokali bashkë me bashkëshorten, “sepse donin t’i bënin një surprizë”. “Kam dyshime që ata mund ta kenë ngacmuar vajzën”, është shprehur ai para gjykatës.

Kallajxhi ka deklaruar gjithashtu se ka kërkuar ndihmë nga bashkia, prefekti dhe shoqata të ndryshme për ushqime dhe për ta çuar vajzën në Tiranë, pasi është e sëmurë.

Por burime zyrtare nga Prokuroria e Korçës, thonë se akuzat e 61-vjeçarit për përfshirje të personave të tjerë në këtë akt abuzimi ndaj të miturës, janë alibi.

I vetmi person i vënë nën akuzë për ngacmimin e vajzës, i dokumentuar edhe me prova filmike dhe dëshmi, është pikërisht babai i saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë