Media Galeri

Kopshti i parë zoologjik i të ardhmes, ku kafshët duken si të vërteta por nuk janë

Në Australi është hapur një kopsht zoologjik i “së ardhmes”, ku vizitorët mund të përkëdhelin një gjirafë apo një luan, madje edhe një dinosaur. Megjithatë, të gjitha ato kafshë nuk ekzistojnë në të vërtetë në kopshtin zoologjik.

Bëhet fjalë për një kopsht zoologjik futuristik, i cili u hap nga kompania Akiom Holographics.

Në fakt, nuk është një kopsht zoologjik i vërtetë me kafshë në kafaze apo rrethime, por një park që përdor teknologji që nuk është përdorur askund tjetër.

Të gjitha kafshët që mund të shihen në këtë kopsht zoologjik janë holograme, imazhe lëvizëse tredimensionale të krijuara me ndihmën e dritës lazer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë