Kur mendoni për vendin tjetër për rritjen e ushqimit, mund të mendoni për planete të largët për të kultivuar bimë, si përshembull Marsi.
Por një familje italiane që ka një biznes të pajisjeve të zhytjes, beson se hapësira tjetër e punueshme e pashfrytëzuar është pikërisht këtu dhe jo në ndonjë planet tjetër: oqeani.
Kopshti Nemo është sistemi i parë në botë i kultivimit nënujor të bimëve tokësore. E vendosur në brigjet e Nolit, Itali, në jugperëndim të Genovas, ferma përbëhet nga një sërë serash të varura, transparente, në formë kube të quajtura biosfera, të ankoruara në fund të oqeanit.
“Misioni i kësaj teknologjie është të ndryshojë bujqësinë, t’i japë asaj një mundësi shtesë për rritjen e prodhimeve në sasinë e madhe të vijave bregdetare të Tokës, duke qenë e qëndrueshme dhe të mos ndikojë në mjedis,” tha për CNN bashkëthemeluesi Luca Gamberini.
Babai i tij dhe themeluesi i kompanisë së pajisjeve nënujore Ocean Reef Group, Sergio Gamberini, doli me idenë duke kombinuar dy pasionet e tij – zhytjen në skuba dhe kopshtarinë. Në vitin 2012, projekti filloi me mbjelljen e borzilokut në një tullumbace nën ujë. Dhjetë vjet më vonë, Kopshti i Nemos po bëhet i fortë./BBC







Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



