Nga Gazeta ‘SI’ – Pas vendimit për të kontrolluar të gjitha ndërtesat në vend për cilësinë e tyre, janë miratuar edhe tarifat e asaj që quhet oponencë teknike. Sipas ligjit në Fletoren Zyrtare, kontrolli do të bëhet për të verifikuar cilësinë e ndërtimit dhe kushteve të tjera të godinave të bizneseve dhe jo vetëm.
Oponenca teknike kryhet për studim-projektim në fushat infrastrukturore, hidrike, financiare, shëndetësore, inxhinierike, shkencore, trajtimit të mbetjeve, bujqësore etj. Ajo bëhet nga institucionet shtetërore me ekspertë me eksperiencë jo më pak se 15 vite, kundrejt një tarife për çdo subjekt. Tarifa përllogaritet me përqindje sipas kostos në çdo ndërtesë.
Ligji synon arritjen e kritereve themelore për ndërtimet që nga rezistenca, siguria ndaj zjarrit, kursimi i energjisë, izolimi i zhurmave, siguria higjenike etj. Detajon se si do të kryhen të gjitha proceset e kontrollit sipas fushës.
Subjektet do të mund të kërkojnë pranë institucioneve kontrollin teknik të godinës së tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.