Policia e Shkodrës ka ushtruar kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe për kapjen e personave në kërkim.
Gjatë aksionit, Policia ka arrestuar në flagrancë një 39-vjeçarin Blerim Beqiri, 39 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve të befasishme në një lokal, këtij shtetasi policia i gjeti në trup një armë zjarri pistoletë të mbushur me fishek në fole.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi policia i gjeti dhe 370 fishekë luftarakë model 56.
Gjithashtu janë shoqëruar për verifikim edhe 10 persona të tjerë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.