Rend dhe Ligj

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë të fshehur në dushe

Nga Gazeta Si- Në orët e para të mëngjesit, forcat operacionale të Drejtorisë së Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në burgun e Durrësit.

Gjatë kontrollit janë gjetur pesë celularë iPhone të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.

Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë