Dhjetëra punonjës të sigurisë, kontrollorë dhe zyrtarë të Portit të Durrësit janë shoqëruar nga policia pas gjetjes së një kontenieri me banane të hapur para se të kalonte në skaner.
Kontenieri me banane kishte ardhur nga Amerika Latine. Pak para se të futej për skanim është vënë re që ai ishte hapur, ndërsa pas verifikimeve u vu re se brenda kontenierit mungonin disa arka me banane, që në letrat shoqëruese figuronin brenda tij.
Policia ka shoqëruar 30 kontrollorë, punonjës sigurie dhe zyrtarë të Portit të Durrësit, nën dyshimet se njëri prej tyre ka hapur kontenierin para se të futej në skanim.
Dyshohet se në kontenier ka pasur sasi kokainë dhe se autorët e trafikut janë vënë në dijeni se droga mund të kapej gjatë kontrollit në skanim e kanë hequr atë nga kontenieri. Rregullorja e ndalon hapjen e kontenierëve që hyjnë në porte pa kaluar më parë në skanim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.