Lajme

Kontejnerët me kokainë, zbulohen emrat e dy të arrestuarve

Janë zbuluar emrat e dy prej të arrestuarve lidhur me kontejnerët e zbuluar ditën e djeshme që përmbanin kokainë dhe do të niseshin nga Porti i Pireut, Greqi për në portin e Durrësit, Shqipëri.
Mësohet se të arrestuarit janë Ardian Bega dhe Altin Mislihaka. Ndërkohë është shpallur në kërkim një person me iniciale G. M.
Mësohet se skema e trafikut Ekuador-Pire-Shqipëri, kishte pak ditë që po hetohej nga policia greke.
Prej nëntë ditësh, dy kontejnerët mbaheshin nën vëzhgim nga hetues të Prokurorisë greke dhe asaj shqiptare, pasi autoritetet helene kishin siguruar informacion se brenda tyre fshihej sasia prej 45.8 kg kokainë.
Ngarkesa e kokainës, e cila ishte nisur nga Ekuadori me 2 kontejnerë, me një sasi prej 45 kg, pasi u pikas nga policia greke, u zëvendësua me oriz në përpjekje për të futur në kurth porositësit, duke lënë vetëm 1 kg.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në një deklaratë për mediat bëri me dije se ky operacion me policinë greke vijon që në muajin gusht.
Veliu tha se në përfundim të këtij operacioni u sekuestruan 137 kg kokainë dhe se shtetasit e arrestuar rezultojnë të jenë pritësit e lëndës narkotike në Durrës.
Ndër të tjera, Veliu tha se vazhdon puna intensive për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2138806613079666/?__xts__[0]=68.ARBd_Mgjp7KdDOlKm1tbwFinX9lxMk5PS156ykNCCB2WxZERgREIHsY5S6Su2XadwViNc9JNvWkTdLcfuarMPaDiX12fnljZLTReU16N2tn98tqiAcZIPSpDZ0xl9VcezzUSNFQHFZv4aiSOsueezTUY_iAbNbrZOALTe-JQnrhXaAGIDLaP21fNggozHuZ24SCygG1ccPg7bQ_z7Er8-EqoMGumEqRvyVZtX1IamVN9mMAdCcaFawEw8Kg_7gKGMMzFN7YDguyU5_8szRkEHQcWo0Cy7OOc14qxr1QdWhqaEM-riQ3O04XheO-KR_5wlT0tkhXgy6MQjoxl4iuJHOr2RyLb-HefdpJ7vkeG&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë