Të fillosh ditën me një filxhan kafeje për disa mund të jetë perfektë por studiuesit kanë zbuluar një efekt negativ tek nënat shtatzënë, më saktë tek fëmijët në bark.
Sipas studimit të botuar në JAMA Network Open, fëmijët që ishin ekspozuar ndaj sasive të vogla të kafeinës para lindjes, u zbulua se ishin mesatarisht më të shkurtër se fëmijët e nënave që nuk kanë konsumuar kafeinë gjatë shtatzënisë.
“Nuk janë dallime madhore por gjithsesi janë dallime të dukshme në gjatësi midis fëmijëve të nënave që konsumuan kafeinë gjatë shtatzënisë dhe fëmijëve të nënave që nuk konsumuan kafeinë gjatë shtatzënisë”, tha Jesicca Gleason, studiuese.
Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve aktualisht rekomandon kufizimin e konsumit të kafeinës në më pak se 200 miligramë në ditë gjatë shtatzënisë.
Ndërkohë, një filxhan çaji me kafeinë zakonisht ka rreth 75 miligramë kafeinë, një filxhan kafe normale ka rreth 100 miligramë dhe një filxhan kafe e filtruar ka rreth 140 miligramë.
Por ndryshimet në studimin më të fundit u gjetën edhe te fëmijët e nënave që pinin më pak se gjysmë filxhani kafe në ditë gjatë shtatzënisë.
Gleason thotë se ndryshimi në rritje u vu re tek fëmijët deri në 8 vjeç dhe nuk ka prova se rritja ngadalësohet edhe më vonë, çka do të ishte një problem më i madh.
Në të kaluarën, ka pasur studime në lidhje me ndikimin e kafeinës tek fëmija në bark, por nuk ka pasur kurrë prova përfundimtare deri para disa vitesh ku u vërtetua se kafeina ndikon tek fëmija në bark.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




