Menaxhim

Konkurrenca rekomandim ERRU-së: Tarifën e ujësjellësit miratojeni bazuar në kosto

Nga Gazeta ‘SI’ – Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Entit Rregullator të Ujit (ERRU), që të vendosë çmimet për ujësjellësin në bazë të kostos.

Specifikisht bëhet fjalë për ujësjellësin e Vlorës, që ka aplikuar pranë ERRU-së për çmimet e reja, por ende nuk është miratuar.

Aplikimi ështët shqyrtuar nga Konkurrenca e cila rekomandon që “që tarifat e ndryshuara, që do të miratohen nga ERRU për ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Vlorë SHA, të jenë të orientuara drejt kostos së shërbimeve dhe të jenë të bazuara në parimin e mosdiskriminimit.”

Sipas informacionit të publikuar nga Enti Rregullator i Ujit, aktualisht tarifa që paguajnë klientët familjarë të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, është 45 lekë për m3 në furnizimin me ujë të pijshëm dhe 15 lekë për m3 për shërbimin e largimit të ujërave të ndotura.

Deri tani, ERRU nuk ka publikuar vendim për miratimin e tarifave të reja të UK Vlorë, ndërsa nuk ka bërë publike as aplikimin me nivelin e propozuar të tarifave të reja nga ndërmarrja në fjalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë