Menaxhim

Konkurrenca nis hetim të thelluar për tregun e fruta-perimeve me shumicë

Nga Gazeta ‘SI’- Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim të thelluar për tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve.

Sipas njoftimit të Autoritetit, tregu dyshohet të ketë elementë anti-konkurrencë dhe prandaj është hapur një hetim i thelluar, specifikisht në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.

“Nga monitorimi dhe hetimi paraprak rezultoi se, pas analizimit të strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor, u vlerësua se ky treg mund të ketë sjellje antikonkurruese, si pasojë e marrëveshjeve ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes më shumicë të fruta-perimeve”, thotë njoftimi i Konkurrencës.

Hetimi do të përfshijë periudhën kohore 1 Janar 2023 – 30 Shtator 2024.

Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka bërë ende publik vendimin e plotë, me analizën dhe argumentet që nxitën hapjen e hetimit të thelluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë