Gazeta Si – Konfuzioni për golin e anuluar të Grizman me VAR, pas përfundimit të ndeshjes mes Francës dhe Tunizisë, ka bërë që drejtuesit francezë të bëjnë një ankimim zyrtar në FIFA.
Deri në shtesë Franca po humbiste 1-0, me gol të Khazri, por lojtarët dhe drejtuesit e saj festuan për golin e barazimit, që erdhi nga krosi Tçouameni dhe u finalizua nga Grizman. Lojtarët shkuan në mesfushë dhe loja vazhdoi, më pas arbitri Methju Konger sinjalizoi fundin e ndeshjes.

Por asistenca ndërkohë pa disa herë imazhet, duke e shtyrë arbitrin të sinjalizonte pozicion jashtë loje për lojtarin e Atletiko Madrid. Skuadrat u kthyen në fushë për pak sekonda, para se të përfundonte gjithçka 1-0.
Që në konferencë shtypi trajneri Didier Deshamp kishte dyshime: “Arbitri vërshëlleu për fillimin e ndeshjes dhe përfundimin e saj. A e ka të drejtën të kthehet prapa? Nuk jam i sigurt”, – u shpreh trajneri francez.
This video would seem to suggest there is one short whistle for the kick-off, quickly followed by the usual full-time whistle.
— Dale Johnson (@DaleJohnsonESPN) November 30, 2022
There appears to be a small but definite gap between the two.
And that should tell us the referee permitted the kickoff. https://t.co/5aiyVUZFo0
Sipas protokollit të videoasistencës, “nëse loja ka rifilluar, pasi ishte ndërprerë, arbitri nuk mund të bëjë një analizë, nëse nuk është rasti për identifikim të gabuar, apo në rast mundësi përjashtimi për sjellje të dhunshme të ndonjë lojtari, pështyma, kafshime, fjalë të rënda dhe akte të tjera të kësaj natyre.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



